Sport

Emergjenca e koronavirusit, La Liga thotë fjalën e saj!

12 Mars 2020, 12:22 Nga DOSJA
Emergjenca e koronavirusit, La Liga thotë fjalën e saj!

SPANJË– La Liga ka vendosur të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për në fundjavë, me qëllim shmangien e përhapjes së koronavirusit, që vetëm dje u shpall edhe si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vendimin e komunikoi vetë Liga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegoi ndër të tera se tani nuk bëhet fjalë më për futboll dhe se duhet pasur më shumë kujdes për jetën e njerëzve në përgjithësi, përfshi edhe atë të futbollistëve.

Kampionati spanjoll është ndërprerë për një afat të pacaktuar, ndërsa vetëm në ditët në vijim mund të kemi një datë kur pritet të rikthehet normaliteti.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne bote la liga koronavirusi ne bote la liga

Sondazh

Poll