Sport

NBA pezullohet totalisht, një basketbollist i njohur rezulton me Coronavirus

12 Mars 2020, 10:16 Nga DOSJA
NBA pezullohet totalisht, një basketbollist i njohur rezulton me

Basketbolli amerikan ka zyrtarisht të prekurin e parë nga Coronavirus. Deri tani ky virus vdekjeprurës ka marrë jetën e 4000 personave dhe ka infektuar mijëra të tjerë.

Rudi Gubert, basketbollist i Utah Jazz, ka dalë pozitiv pas testimit. Të gjithë lojtarët kanë bërë analizat, por vetëm ai rezultoi i infektuar. Konfirmimi për basketbollistin amerikan erdhi pak orë përpara fillimit të ndeshjes kundër Thunders.

Kishte shumë tifozë gati për të parë ndeshjen, por në fund të gjithë morën lajmin se ishte e pamundur që loja të zhvillohej. Ky rast nxiti NBA-në të pezullojë të gjithë pjesën e mbetur të kampionatit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport basketboll nba rudi gubert basketboll nba rudi gubert

Sondazh

Poll