Sport

Zyrtare: Juventusi njofton se ka një futbollist me Coronavirus!

11 Mars 2020, 22:20 Nga DOSJA
Zyrtare: Juventusi njofton se ka një futbollist me Coronavirus!

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, sot është testuar dhe rezulton se është i infektuar me Coronavirus. Lajmin e ka publikuar vetë klubi bardhezi, i cili njofton se lojtari është vënë menjëherë nën kujdesin e mjekëve.

Italia është shteti i dytë në botë, që ka vuajtur nga Coronavirus. Pasojat janë të dukshme, pasi deri tani ky virus vdekjeprurës ka marrë jetën e 827 personave.

25-vjeçari do të jetë në karantinë për 14 ditë dhe të gjithë shokët e tij të skuadrës do t’iu nënshtrohen analizave, për të parë nëse ai ka infektuar ndonjërin prej tyre.

Juventusi planifikohet të luajë kundër Lyon në Champions League javën e ardhshme, por me shumë mundësi kjo ndeshje do të shtyhet. Tema e ditës, javës dhe muajit është Coronavirus. Urojmë të mos jetë përgjatë gjithë vitit 2020.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus juventusi rugani coronavirus juventusi rugani

Sondazh

Poll