Sport

Neymar iu heq trurin Haalandit dhe Canit, PSG në çerekfinalet e Champions-it

11 Mars 2020, 22:01 Nga DOSJA
Neymar iu heq trurin Haalandit dhe Canit, PSG në çerekfinalet e

Borussia Dortmund sonte nuk ia doli të mbante fitoren 2-1 të ndeshjes së parë me PSG-në. Sfida e sotme në Paris, edhe pse pa tifozë, ishte dita e përmbysjes 2-0 të vendësve.

Edhe pse Kylian Mbappe nuk e nisi si titullar, parisienët i shënuan dy golat e triumfit që në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Neymar, ndërsa pas tij mbrojtësi Juan Bernat. Edhe pse rezervë te Bayern, në Paris spanjolli shënoi një gol të rëndësishëm.

Ndeshja u dominua nga PSG-ja që nga fillimi gjer në fund, edhe pse gjermanët i patën disa raste të mira. Ndeshja i la vendin sherrit në fundin e saj, kur Emre Can u përplas me brazilianin Neymar. Ky i fundit nuk heq dorë kurrsesi nga ngacmimet dhe simulimet në fushë, kështu që gjermani ra pre e tyre.

Me këtë fitore, PSG-ja tashmë kalon më tej. Neymar i ktheu reston norvegjezit Erling Haaland. Ky i fundit kishte shënuar dy gola në ndeshjen e parë dhe ish-ylli i Barcelonës festoi duke imituar pikërisht atë për golin e tij.

Imazhi i brazilianit do të mbetet për disa ditë në mendjen e talentit të Dortmundit, por ai ka ende kohë për të treguar veten. Champions League luhet edhe në vitet e ardhshme. Sigurisht, nëse ia hedhim me Koronavirusin brenda kësaj stine.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions dortmund psg champions dortmund psg

Sondazh

Poll