Politike

Aleksandër Biberaj-Ramës: Përgjigju nëse ke dijeni për marrëveshjen e fshehtë mes Thacit dhe Vucicit

11 Mars 2020, 20:43 Nga DOSJA
Aleksandër Biberaj-Ramës: Përgjigju nëse ke dijeni për

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se Albin Kurti sot ka thënë në parlamentin e Kosovës se Hashim Thaçi e ka marrëveshjen e gatshme me Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në Facebook, Biberaj i bën thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nëse është në dijeni të kësaj marrëveshje të fshehtë mes presidentit Thacit dhe Vuçiçit.

Postimi i plotë i Aleksandër Biberajt:

TE BEHET PUBLIKE MARREVESHJA E FSHEHTE NDERMJET HASHIM THACIT DHE ALEKSANDER VUCICIN! EDI RAMA TE SHPREHET PUBLIKISHT NESE KA DIJENI PER KETE MARREVESHJE!

Te dashur miq,

Kryeministri i Kosoves Albin Kurti ka deklaruar sot ne Kuvendin e Kosoves, se Hashim Thaci e ka marreveshjen e gateshme me Aleksander Vucicin.

Ne kushtet kur Hashim Thaci ka kohe qe po punon kunder interesit te Kosoves dhe popullit te Kosoves, eshte imperativ urgjent qe te behet publike marreveshja e fshehte qe ka me Aleksander Vucicin (pa dijenine e parlamentit, te qeverise, te partive politike, dhe as te popullit te Kososves) me mbeshtetjen dhe inicimin e lobingjeve financiare dhe politike anti-shqiptare.

I bej thirrje publike Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama qe t’i tregoje shqiptareve nese ka dijeni per kete marreveshje!?

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander biberaj aleksander vucic edi rama hashim thaci aleksander biberaj aleksander vucic edi rama hashim thaci

Sondazh

Poll