Politike

Meta dekretoi 3 anëtarët e GJL/ Yuri Kim: Një hap i rëndësishëm pozitiv

11 Mars 2020, 20:08 Nga DOSJA
Meta dekretoi 3 anëtarët e GJL/ Yuri Kim: Një hap i

TIRANË-Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dekretimit të tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se mirëpret emërimin dhe se është një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdojë të shërbejë në drejtësi.

“Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti. @ilirmetazyrtar prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim.

Ilir Meta, ka vendosur që të dekretojë sot 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Pandën. Presidenti pasi ka shqyrtuar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 05.03.2020 ka vendosur dekretimin e anëtarëve të GJ-së.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emerohen tre anetaret ne gjykaten e larte ilir meta yuri kim emerohen tre anetaret ne gjykaten e larte ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll