Sport

Stërvitja nis ndryshe për Vllazninë, klubi shkodran respekton masat e FSHF-së

11 Mars 2020, 20:29 Nga DOSJA
Stërvitja nis ndryshe për Vllazninë, klubi shkodran respekton

TIRANË- Ekipi i Vllaznisë i është rikthyer pasditen e sotme procesit stërvitor duke nisur kësisoj përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me Flamurtarin. Por përpara fillimit të saj, në kuadrin edhe të Protokollit të shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të gjithë klubet e futbollit në lidhje me masat që ata duhet të marrin për procesin stërvitor për të bërë të mundur parandalimin dhe përhapjen e virusit COVID-19, është bërë një plan pune që është ndjekur nga pjestarët e stafit mjekësor.

Ata kanë zbatuar të gjithë masat që duhen ndërmarrë për një rast të tillë duke filluar që nga dezinfektimi i dhomave të zhveshjes dhe ambjenteve të tjera të fushës ku ekipi ka zhvilluar stërvitjen. Po ashtu, është bërë edhe vendosja e dezinfektuesve të duarve në të gjithë këto mjedisë ndërkohë që stafi është paisur me maskat dhe dorezat e duhura. Më pas, është vijuar me matjen e temperaturës për të gjithë pjestarët e skuadrës teksa të gjithë kanë rezultuar me temperaturë normale- 36 gradë.

(E.Ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekipi i vllaznisë ekipi i vllaznisë

Sondazh

Poll