Bota

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Hungari për shkak të koronavirusit. Mbyllen kufijtë dhe institucionet

11 Mars 2020, 15:55 Nga DOSJA
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Hungari për shkak të

HUNGARI– Ditën e sotme, Qeveria e Hungarisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sipas mediave të huaja, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Hungari, do të mbyllen të gjitha institucionet, si dhe do të anulohen të gjitha udhëtimet me Italinë , Korenë e Jugut dhe Kinën. Po ashtu do të ketë kontrolle të rrepta përgjatë kufijve austriakë dhe sllovenë.

Sipas qeverisë do të mbyllen dhe të gjitha aktivitetet me më shumë se 100 persona.
Ministri përgjegjës i zyrës së Kryeministrit, Gergely Gulyas tha përpara gazetarëve se këto masa nuk janë marrë për tre dekada me radhë, por në këtë rast gjendja është shumë kritike.

“Këto masa janë të pashembullta në tre dekadat që nga rënia e komunizmit,” – tha ai.

Hungaria ka regjistruar deri më tani 13 raste të infektuar me koronavirus dhe fatmirësisht asnjë të vdekur. Ndërkohë që 69 persona janë në karantinë.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 12 persona janë të infektuar me koronavirus, dhe është shënuar viktima e parë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne hungari coronavirusi ne hungari

Sondazh

Poll