Bota

Aleksandër Vuçiç me koronavirus? Presidenti serb kollitet deri sa i dalin lot nga sytë, por sqaron gjithçka: E di se shumë

11 Mars 2020, 17:11 Nga DOSJA
Aleksandër Vuçiç me koronavirus? Presidenti serb kollitet

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shqetësuar të gjithë qytetarët, pasi gjatë një konferencë për shtyp është kollitur për më shumë se 15 sekonda pa ndalim duke u kthyer i kuq në fytyrë e duke nxjerrë lot nga sytë.

Gjithçka nisi sapo Vuçiç pasi piu ujë duke vazhduar më pas edhe me kollitjen teksa përpiqej që të sqaronte gazetarët lidhur me gjendjen e Serbisë, e cila gjithashtu është e infektuar nga koronavirusi. Ishte po vetë ai që sqaroi gjithçka duke u shprehur se nuk ishte i infektuar por e kishte ngaqë piu ujin gjithë nxitim.

“Unë vetëm u kollita, është për të mos u shqetësuar, nuk është coronavirusi. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një coronavirus, por nuk është,”- tha ai.

Deri më tani, 12 raste pozitive me coronavirus janë raportuar në Serbi, dhe të gjithë me urgjencë janë futur në karantinë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic koronavirusi ne shqiperi aleksander vucic koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll