Bota

Dhunonte seksualisht gratë/ Producenti i njohur Harvey Weinstein, dënohet me 23 vite burg

11 Mars 2020, 16:25 Nga DOSJA
Dhunonte seksualisht gratë/ Producenti i njohur Harvey Weinstein,

SHBA– Producenti i njohur, Harvey Weinstein, ka marrë dënimin me 23-vite burg pasi është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj grave. Sipas mediave të huaja, Weinstein u shpall fajtor muajin e kaluar në gjyqin që pati në New York.

Prokurorët, vendosën që ai të merrte dënimin maksimal të mundshëm pasi morën parasysh abuzimet e tij seksuale ndaj disa grave dhe mos pendimin e tij për veprimet e kryera.

Ndërkohë avakotët e tij nuk ishin dakord pasi sipas tyre edhe 5 vite burg ishin të tepërta.

Në gjyq ishin të pranishme dhe 10 gra, të cilat dëshmuan kundër tij për sulme seksuale, përfshirë përdhunimin, kundër Weinstein që nga tetori i vitit 2017. Ndërsa ky i fundit gjatë gjithë kohës mohonte akuzat.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota denohet me 23 vite burg harvey weinstein harvey weinstein denohet me 23 vite burg harvey weinstein harvey weinstein

Sondazh

Poll