Aktualitet

15 raste të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu: Parashikojmë qindra të prekur!

11 Mars 2020, 18:27 Nga DOSJA
15 raste të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu:

TIRANË– Numri i personave të prekur me Covid0-19 në Shqipëri ka shkuar në 15. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se deri më tani analizës së koronavirusit i janë nënshtruar 283 persona deri më tani dhe 15 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numri një i shëndetësisë theksoi se sipas skenarëve më të errët, parashikohen qindra të infektuar nga Covid-19 në Shqipëri.

“Parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri, dhe ne duhet të sigurohemi që ata të marrin kujdesin e duhur. Por nëse nuk i zbatojmë rregullat, vendos në rrezik sistemin shëndetësorë sepse nuk arrin dot të përballojë fluksin që do të shkojë në spitale.  Sistemi nuk duhet të jetë i përgatitur vetëm për rastet e koronavirus, por edhe rastet e tjera, sa më shumë të zbatojmë masat që qeveria merr, aq më me pak kosto do ta kalojmë këtë. 

Një thirrje edhe për mjeket dhe infermierët, kujdesuni dhe mos abuzoni me mjetet mbrojtëse. 

Një personel që do të na duhet shumë, por secili nga ne duhet ta ruaj dhe të kontribuojë në ruajtjen e vetes dhe personelit mjekësor. 

Ne do të bëjmë çështë e mundur që të ruajmë shëndetin e qytetarëve të pacenuar”, tha Manastirliu.

Manastirliu shtoi se vetëm ditën e sotme  janë kryer 84 analiza.

“Një punë e madhe po bëhet në spitalet tona për të vlerësuar rastet. Janë 283 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste,”- tha ministrja. 

Manastirliu komentoi edhe Opozitën për të cilën u shpreh se ka dalë tre herë blof. Sipas ministres, fakti që i gjithë personeli mjekësor ka dalë negativ në analizën për Covid-19, tregon që kanë punuar brenda protokollit përkatës teksa i kanë shërbyer viktimës së parë të koronavirusit në Shqipëri, 73-vjeçares që ndërroi jetë sot në Spitalin e Durrësit.

“Hera e fundit që do të përmend opozitën. 24 orët e fundit janë tre dëshmi që hedhin poshtë propagandën: maskat, spitali i Durrësit dhe pajisjet e mbrojtjes personale. Nuk do të merrem më me Lulzim Bashën,”- shtoi Manastirliu. 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 17:17

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy...