Aktualitet

Kishin kontakt me 73-vjeçaren e ndjerë me koronavirus, asnjë nga personeli shëndetësor nuk është i infektuar

11 Mars 2020, 18:15 Nga DOSJA
Kishin kontakt me 73-vjeçaren e ndjerë me koronavirus, asnjë

TIRANË–  Asnjë person nga personeli mjekësor në Spitalin e Durrësit nuk janë të infektuar me Covid-19. Sipas rezultateve të mbërrituta nga Tirana, të gjithë mjekët, infermierët apo pjesëtarë të stafit mjekësor të Spitalit të Durrësit nuk kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Ata iu nënshtruan analizës pasi pacientja 73-vjeçare, e cila ndërroi jetë ditën e sotme në Spitalin e Durrësit, ishte e infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik gjurmoi kontaktet që ka pasur e moshura, e cila tashmë është viktima e parë në Shqipëri nga virusi COVID-19 dhe 16 infermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjisë, të cilët sot nuk janë paraqitur në punë, iu nënshtruan analizës.

Ndërkohë, bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 17:17

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy...