Aktualitet

11 Mars 2020, 17:17 Nga DOSJA

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy pacientëve të infektuar me koronavirus me një ilaç që lufton artritin dhe Reumatizmën. Sipas informacioneve paraprake dy pacientët që e kanë marrë ilaçin e quajtur ‘Ticilizumab’, kanë shfaqur përmirësime të dukshme në 24 orët e fundit. Gjithashtu, mediat italiane shkruajnë se kërkohet një protokoll kombëtar për përdorimin e këtij ilaçi tek të gjithë pacientët e infektuar me Covid-19.

Ndërkohë, bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kura per koronavirusin viktimat e koronavirusit ne shqiperi kura per koronavirusin viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll