Aktualitet

Koronavirusi mbyll autoshkollat, ndërpritet mësimi në klasa, praktikat dhe provimet

11 Mars 2020, 17:11 Nga DOSJA
Koronavirusi mbyll autoshkollat, ndërpritet mësimi në klasa,

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se janë ndërprerë disa shërbime për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit të DPSHTRR deri në 17 mars, do të ndërpriten testimet e teorisë dhe praktikës për marrjen e lejedrejtimit, aplikimet për testimet për marrjen e lejedrejtimit si dhe testimet/kualifikimet pranë Drejtorisë së Kualifikimeve Profesionale (DPSHTRR).

Ndërkohë, deri më 23 mars do të ndërpritet mësimi dhe klasat në autoshkolla, praktikat në rrugë dhe trajnimet me Kryqin e Kuq.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dshptrr dshptrr

Sondazh

Poll