Aktualitet

Sherr mes dy personave në Fier, plagoset me armë zjarri 35-vjeçari (EMRI)

11 Mars 2020, 18:09 Nga DOSJA
Sherr mes dy personave në Fier, plagoset me armë zjarri

FIER- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes dy personave në Fier. Burime për Dosja. al bëjnë me dije se Marju Rrapushi, 35 vjeç ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa ka marrë një plumb në këmbë.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po  punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Rreth orës 17:30,  në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar  dhe po punon për kapjen e tij.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset marjus rrapushi sherr ne fier plagoset marjus rrapushi sherr ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 17:17

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy...