Aktualitet

Mjeku i vetë-karantizuar pa veshje speciale, Manastirliu i përgjigjet Bashës: Abuzuat me publikun, shihe si ka qenë i veshur

11 Mars 2020, 17:18 Nga DOSJA
Mjeku i vetë-karantizuar pa veshje speciale, Manastirliu i përgjigjet

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i përgjigjet kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi bëri publik gjatë konferencës për shtyp, rastin e mjekut Ilir Allkja, i cili deklaroi se është futur vetë në karantinë. Shkak për këtë sipas mjekut ishte mungesa e një veshjeje speciale gjatë kontaktit me tri pacientë të dyshuar me koronavirus, por ministrja hedh poshtë denoncimin. Ajo publikon një foto ku mjeku shihet i veshur dhe i izoluar nga kontakti. Në foto, mjeku shihet i mbuluar nga koka tek këmbët.

Përgjigjia e Ogerta Manastirliut:

Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!

Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha solli në vëmendje rastin e mjekut Ilir Allkja, i cili denoncoi në rrjetet sociale se ka vendosur të vetë-karantizohet deri në konfirmimin se nuk është i prekur nga Covid-19. Mjeku thotë se në këto raste, mbrojtja nuk është një maskë e thjeshtë kirurgjikale, por një veshje e posaçme.

 

Tanimë, bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu ilir allkja koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 17:17

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy...