Aktualitet

Koronavirusi/ Ndalohen vizitat e familjarëve në burgun e Burrelit

11 Mars 2020, 17:09 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Ndalohen vizitat e familjarëve në burgun e Burrelit

BURREL- Burgu i Sigurisë së Lartë në Burrel ndalon familjarët për takime. Në kuadër të masave drastike të marra në të gjithë vendin e institucionet publike, edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit nuk do të lejohen takimet e familjarëve me të burgosurit. Vendimi për këtë është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ndërkohë, mësohet se ashtu si në institucionet e tjera edhe në institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Burrel është bërë dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa personeli është pajisur me masat mbrojtëse të nevojshme si maska, doreza e dezinfektant duarsh. Pezullimi i takimeve të familjarëve me të burgosurit është bërë pa afatë, deri në një urdhër të dytë që do të lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Tiranë.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i burrelit viktimat e koronavirusit ne shqiperi burgu i burrelit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll