Aktualitet

Masat për COVID-19, Inspektorati Qëndror del me njoftimin e rëndësishëm

11 Mars 2020, 17:24 Nga DOSJA

TIRANË- Nga identifikimi i rasteve të para të të prekurve me koronavirus, menjëherë qeveria shqiptare vuri në fuqi planin e veprimit, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së që konsiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e  përhapjes. Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.

Si pjesë e masave për përballimin e të prekurve nga koronavirusi, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha objekteve që ka përmendur Rama. Ajo çfarë kërkohet nga ana e qytetarëve është mirëkuptimi e bashkëpunimi, ndërsa koronavirusi ka shkaktuar humbjen e jetës së një 73-vjeçareje.

“I bëjmë thirrje dhe kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë poseduesve të këtyre objekteve, të bëjnë mbylljen vullnetare të tyre. Në raste se do ketë rihapje, do merren masa penale”.

Si pjesë e masave për përballimin dhe kufizimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e qeverisë kryeministri Rama njoftoi se do të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore dhe detare me veriun e Italisë, që prej ditës së diel është në karantinë. Kryeministri tha gjithashtu se do të kërkohet pezullimi i të gjitha aktiviteteve sociale dhe sportive.

Në të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime publike, kanë nxjerrë udhëzimet se ku të drejtohen qytetarët, pasi sportelet janë mbyllur. Po ashtu, po dizinfektohen edhe mjetet e transportit publik. Në Shqipëri janë 11 të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID-19. Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit do të dalë në rrugë, për të kontrolluar të gjithë njerëzit që kanë ardhur së fundmi nga Italia.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet inspektorati qendror shkëlqim hajdari inspektorati qendror shkëlqim hajdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 17:17

ITALI– Italianët e kanë marrë vetë në dorë situatën për të luftuar koronavirusin. Mediat lokale shkruajnë se Institui i tumoreve në Napoli ka nisur kurimin e dy...