Aktualitet

Rëndohet bilanci i COVID-19, shënohet viktima e parë. Ministria: 15 të infektuar, zbatoni rregullat. Policia mbyll me forcë

11 Mars 2020, 07:43 Nga DOSJA

TIRANË– Gruaja e moshuar në Durrës, e cila ishte infektuar me COVID-19 dhe prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin e Durrësit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri tani janë dhe 15 raste të tjera, ku pacientët e infektuar nga kororonavirusi po trajtohen në spital dhe të tjerë janë vetëkarantinuar në shtëpi pasi nuk kanë simptoma. Minstria e Shëndetësisë njofton se 9 raste kanë lidhje me pacientin “0”, ndërkohë një rast në Lushnje është i veçuar, por ka historik udhëtimi me Italinë. 

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat, sot ka bërë me dije se po kryhen dhe analiza të tjera për raste të dyshuara, por deri tani numri zyrtar i të prekurve është 11 dhe 1 viktimë. Nga ana tjetër kanë theksuar edhe njëherë se masat shtrënguese do vijojnë deri në 3 prill dhe qytetarët duhet t’i zbatojnë ato pasi do përballen me ligjin. 

Gjatë natës Policia ka bërë 500 kontrolle gjatë natës ku ka mbyllur lokalet, diskot dhe vende të tjera publike që nuk kishin zbatuar urdhrin e vendosjes së tavolinave në distancë më shumë se 2 metra. Qeveria me anë të video-mesazheve  u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për higjienën personale. Po sot Ushtria ka zbritur në rrugë dhe ka ngritur pika kontrolli, por do ketë kontrolle dhe për qytetarët të cilët nuk zbatojnë rregullat e karantinimit.

Koronavirusi zyrtarisht në Shqipëri është zbuluar  në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ishin dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri që u njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti “0” u identifikua një 28-vjeçar me inicialet P.K, i cili pas kthimit në Shqipëri nga Firence e Italisë, infektoi dhe babain e tij 54-vjeçar me inicialet V.K. Sipas Ministrisë dy personat e infektuar ndodhen në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll