Aktualitet

Vizitoi pa mjete mbrojtëse 3 të dyshuar me koronavirus, vetëkarantinohet mjeku i Urgjencës, Ilir Allkja. Thirrja për qeveri

11 Mars 2020, 16:49 Nga DOSJA
Vizitoi pa mjete mbrojtëse 3 të dyshuar me koronavirus,

TIRANË- Mjeku Ilir Allkja, pjesë e Urgjencës Paraspitalore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është vetë-karantinuar deri në konfirmimin se nuk është i prekur nga Covid-19. Shkak për këtë, sipas tij, është fakti se një ditë më parë ka vizituar në urgjencë, tri pacientë të dyshuar, pa mjetet përkatëse. Mjeku thotë se në këto raste, mbrojtja nuk është një maskë e thjeshtë kirurgjikale, por një veshje e posaçme.

Reagimi i plotë i mjekut: 

Dëshmia e plotë Përshëndetje! Unë quhem Ilir Allkja, jam mjek në Urgjencën paraspitalore të QSUT-së. Unë me kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës ndaj epidemisë COVID-19 që ka shpërthyer në Shqipëri dhe po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetët njerëzore.

Unë sot personalisht jam i vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19, pa veshjen speciale.

Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore po na dërgon raste të cilat na i paraqesin si neurologjike apo gastronetorologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje, raste që janë të dyshuara me COVID 19. Ne kemi shkuar në këto raste të mbrojtur nga një maskë e thjeshtë kirurgjike, ndërkohë që duhej me doemos të shkonim me veshje të posaçme.

 

Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore si dhe për drejtorin e saj z.Skëndër Brataj: Jini më të kujdesshëm në pyetjen e personave që kërkojnë ndihmë nga numri 127. Kërkoni nëse ata (personat) kanë temperaturë, nëse kanë simptoma respiratorë, nëse kanë lidhje me njerëz të infektuar apo persona që kanë udhëtuar.

Ne duhet të punojmë të gjithë me mençuri që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps nga pakujdesia apo papërgjegjshmëria. Ne po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari. Ju duhet të kurseni jetën e çdo mjeku apo infermieri. Ju na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar! Veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja koronavirusi ne shqiperi vetekarantinohet mjeku ilir allkja koronavirusi ne shqiperi vetekarantinohet mjeku

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:49

KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës shihet se ka një numër të ulët të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë. Kjo situat...