Aktualitet

Masat për koronavirusin, AMA: Në debatet televizive ndalohen më shumë se 2 persona të pranishëm, redaksitë e lajmeve të

11 Mars 2020, 16:37 Nga DOSJA
Masat për koronavirusin, AMA: Në debatet televizive ndalohen më

TIRANË- Autoriteti i Mediave Audio-vizive ndalon që në studiot e televizioneve të ketë më shumë se dy të pranishëm. Në një njoftim për mediat, AMA gjithashtu ndalon të jenë të pranishëm në studio, publiku i përqëndruar. Një thirrje e autoriteve është bërë edhe për redaksitë e lajmeve që të respektojnë distancën.

NJOFTIMI I PLOTE:

Njoftim për mediat audiovizive mbi mbrojtjen e personelit brenda mjediseve të redaksive dhe studiove Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, duke ndjekur situatën me përpjekjet që po bëhen për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, kujton subjektet audiovizive që të kujdesen me përgjegjësi maksimale për personelin që angazhojnë brenda mjediseve të redaksive e studiove të regjistrimit dhe transmetimit.

Në këtë periudhë të ndalohet prezenca e publikut të përqëndruar në programe televizive direkte ose të regjistruara.

Në formatet informative apo forum, të mos ketë më shumë se 2 persona të pranishëm, duke respektuar distancat apo standardet që janë përfshirë dhe në udhëzimet që ka bërë publike së fundmi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Shtimi i lidhjeve direkte, në distancë, mënjanon rreziqet e transmetimit të virusit.

 

Angazhimi dhe puna voluminoze e redaksive audio dhe audiovizive për raportimin dhe mbulimin e zhvillimeve në terren, duhet të marrë parasysh dhe shëndetin e personelit gazetaresk dhe mbështetës, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Duke vlerësuar shëndetin e qytetarit mbi gjithçka, AMA, nga data 12.03.2020 do të monitorojë transmetimet audiovizive dhe për rastet e evidentuara të neglizhencave apo shkeljeve të kërkesave të mësipërme do të fillojë procedurat administrative.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Tiranë më, 11.03.2020

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ama per koronavirusin koronavirusi ne shqiperi ama per koronavirusin koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:49

KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës shihet se ka një numër të ulët të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë. Kjo situat...

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:33

TIRANË- Djali i një prej pacienteve të shtruara ditët e fundit në spitalin të Durrësit, shprehet se viktima e parë e COVID-19 ka qenë në dhomë me dy person...