Aktualitet

Zyrtare! OBSH bën njoftimin: Covid-19 tashmë është një pandemi! Ka nivele alarmante përhapjeje

11 Mars 2020, 16:38 Nga DOSJA
Zyrtare! OBSH bën njoftimin: Covid-19 tashmë është një

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konsideruar tashmë zyrtarisht koronavirusin një pandemi. 

Lajmin e ka dhënë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili është shprehur se emërtimin “pandemi” koronavirusi e merr për shkak të ashpërisë dhe përhapjes së tij të madhe kudo në botë. 

“OBSH ka vlerësuar këtë shpërthim të virusit dhe ne jemi të shqetësuar thellësisht si nga nivelet alarmante të përhapjes ashtu dhe ashpërsia, por pa lënë mënjanë edhe nga nivelet alarmante të mosveprimit. Prandaj, ne kemi bërë vlerësimin se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi,”- tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Koronavirusi shkakton infeksione të buta të frymëmarrjes në rreth 80% të të infektuarve, 15% zhvillojnë një sëmundje tjetër të rëndë, ndërsa 5% kanë nevojë për kujdes kritik.

Deri më tani 114 vende kanë raportuar se kanë 118,000 të infektuar nga Covid-19, ndërsa qindra të tjerë kanë ndërruar jetë. Vendi më i infektuar në botë është Kina, ndërsa në Europë, Italia.

Kur shpallet një masë e tillë?

Pandemia shpallet kur një sëmundje infektive rrezikon të përhapet njëkohësisht në vende të ndryshme të botës dhe rastet në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali flasin për një fazë fillestare të saj. Tentativa për të kontrolluar një virus mund të ngadalësojë përhapjen dhe të marrë kohë për t’u përgatitur, por nëse ndodh që të ketë pandemi, sipas përkufizimit do të thotë që ka dështuar mbajtja nën kontroll. Në këtë mënyrë, të tjera tentativa për ta mbajtur të kontrolluar virusin do të jenë të pakuptimta, madje edhe kthehen kundër.

Nëse pandemia lëviz ngadalë atëherë edhe kërkesa për të marrë shërbim shëndetësor do të jetë e ulët, rreziku për ato sisteme që mbipopullohen do të ulet dhe në këtë mënyrë numri i njerëzve që do të përfitojnë nga krijimi i një vaksine të jetë më i lartë. Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se është bërë shpallja e pandemisë në këto momente, por ekspertët bëjnë thirrje për përgatitje.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi nje pandemi koronavirusi ne shqiperi koronavirusi nje pandemi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:49

KUKËS- Në pikën kufitare të Morinës shihet se ka një numër të ulët të automjeteve që futen në Shqipëri apo edhe anasjelltas, që futen në Kosovë. Kjo situat...

Aktualitet 11 Mars 2020, 14:33

TIRANË- Djali i një prej pacienteve të shtruara ditët e fundit në spitalin të Durrësit, shprehet se viktima e parë e COVID-19 ka qenë në dhomë me dy person...