Aktualitet

11 Mars 2020, 14:33 Nga DOSJA

TIRANË- Djali i një prej pacienteve të shtruara ditët e fundit në spitalin të Durrësit, shprehet se viktima e parë e COVID-19 ka qenë në dhomë me dy persona të tjerë. Shkëlqim Buzi shprehet se mamaja e tij ka qenë në një dhomë me viktimën dhe dyshon se mund të jetë infektuar me koronavirus.

“Ishin tre pacientë në dhomë. Mamaja ka kollë të vazhdueshme. Simptoma të tjera nuk ka. As ne nuk kemi. I kemi prekur të dy, edhe atë gruan. Jam izoluar. Vetëm nënës i kanë marrë analizat, mua jo edhe pse i kërkuam. Nuk e çan njeri kokën që të interesohet. Unë edhe kam lëvizur, kam shkuar në punë, kam ardhur në shtëpi. Jemi njerëz të gjallë.

Tani presim analizat e mamit. Unë mesa kam mundësi po rri steril fare, po laj edhe oborrin me açe, çfarë të bëj më shumë? Kemi ndenjur 4 ditë aty. Ajo e mohoi edhe e fshehu. Zv.ministrja thotë se ka qenë dhoma vetëm, nuk i vjen turp asaj që thotë ashtu. Të më dali para ajo se ia tregoj unë. Nëna imë është 84 vjeç. Viktima rrinte vetëm me oksigjen, sa ia hiqnin i binte të fikët. E pashë që ishte keq dhe e nxorra nga spitali”, u shpreh Buzi.

Ndërkohë më herët në një deklaratë për mediat Ministria e Shëndetësisë  bëri me dije se viktima në Durrës, gjatë kohës që ishte shtruar në spital ka qenë në dhomë vetëm.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 13:20

FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të...