Aktualitet

Viktima e COVID-19, zëvendës ministrja e Shëndetësisë: Po analizojmë dhe kontaktet që ka pasur e moshuara, në dhomë ka

11 Mars 2020, 13:57 Nga DOSJA
Viktima e COVID-19, zëvendës ministrja e Shëndetësisë:

TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar edhe njëherë vdekjen e 73-vjeçares në Durrës. Sipas Rakacollit, viktima vuante dhe nga disa sëmundje të tjerë, dhe për këtë arsye ajo humbi jetën.

Më tej tha se po bëhen kontrolle për të gjithë personat me të cilët viktima ka pasur kontakte, por theksoi se gjatë ditëve që ka qëndruar në spital ka qenë në dhomë vetëm.

Mjekët që kanë pasur kontakte me të, u janë marrë analizat dhe po priten rezultatet, por ata janë të karantinuar tashmë. Pacientja ka qenë në dhomë vetëm. Dimë që të gjithë personat që kanë pasur kontaktet me të moshuarën po gjurmohen dhe po verifikohen të gjithë”, u shpreh numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për koronavirusin ne shqiperi mira rakacolli viktimat e koronavirusit ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi mira rakacolli viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 13:20

FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të...