Aktualitet

Senatoriumi s’e mori përsipër, 73-vjeçarja iku në Itali për kurim, u kthye nga frika e karantinimit. Në dhomë kishte dy

11 Mars 2020, 12:55 Nga DOSJA
Senatoriumi s’e mori përsipër, 73-vjeçarja iku në

TIRANË– Gazetari Artur Korriku në një lidhje live për “Report Tv” ka treguar detaje të reja lidhur me viktimën e parë nga koronavirusi në Itali. Sipas tij, gruaja fillimisht ka shkuar në spitalin e Senatoriumit në Tiranë për t’u kuruar për sëmundjet kronike që kishte me mushkëritë.

Por spitali nuk e kishte marrë përsipër duke e detyruar që të shkonte tek i biri në Itali për t’u kuruar nga sëmundja. E moshura është nisur për në Bolonja, ku edhe ka qëndruar për t’u kthyer më 1 mars bashkë me burrin e saj në mënyrë që të mos karantinohej. Dy ditë pasi është kthyer është shtruar sërish në spitalin e Durrësit, por pa rrëfyer që ka qenë në Itali.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Durrësit, 73-vjeçarja ka qëndruar në një dhomë me dy gra të tjera që nuk kishin lidhje me koronavirusin. Ndërsa dy grave u shërbenin edhe nga tre persona të afërm, duke e çuar në 9 numrin e personave të dyshuar se mund të jenë të prekur nga koronavirusi. Pa llogaritur as mjekët e infermierët që i kanë shërbyer.

Njëra prej grave është vetëkarantinuar në shtëpi bashkë me djalin dhe nipin që i vinte për vizitë, ndërsa tjetra është transportuar në Tiranë bashkë me familjen për të bërë analizat me tampon.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres viktimat e koronavirusit ne shqiperi durres viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 11:05

DURRËS– Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit. Burime për Dosja.a...