Aktualitet

Detaje të reja, viktima në Durrës pati kontakt me 23 mjekë dhe 16 infermierë. Të gjithë janë të izoluar në shtëpi, pr

11 Mars 2020, 14:06 Nga DOSJA
Detaje të reja, viktima në Durrës pati kontakt me 23 mjekë

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik është duke gjurmuar kontaktet që ka pasur e moshura, e cila tashmë është viktima e parë nga virui COVID-19. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, mësohet se 73-vjeçarja e prekur vuante dhe nga disa sëmundje të tjera të rënda.

Dyshimet janë se e moshuara ka pasur kontakte me persona të tjerë dhe i ka infektuar ata, por tashmë pritet rezultati i analizave. Sipas asaj që mëson Dosja.al e infektuara ka pasur kontakt direkt me 16 infermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjisë, të cilët sot nuk janë paraqitur në punë, pasi janë izoluar në shtëpi si raste të dyshuar të prekur nga COVID-19.

Mësohet se të gjithë personave që janë si të dyshuar për prekjen nga virusi u janë marrë monstrat dhe po kryhen analizat për të qartësuar situatën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e koronavirusit ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 13:20

FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të...