Aktualitet

Veliaj apel administratorëve të urbanëve: Respektoni higjienën, do ju penalizojmë dhe do ju heqim licencën

11 Mars 2020, 13:03 Nga DOSJA
Veliaj apel administratorëve të urbanëve: Respektoni

TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë me dije se do ketë gjoba për të gjithë ata që thyejnë rregullat e higjienës, duke iu referuar administratorëve të autobusëve, por dhe për lokalet. Në një deklaratë, Veliaj u shpreh se kjo është një situatë serioze dhe të gjithë duhet të kemi kujdes.

Dua të vazhdojmë edhe me masat me urbanët. Duhet të bëjmë një konsultë se çdo të bëhet. Pasagjerët që nuk kanë rrugë tjetër të ruajnë distancën në autobus. Dezinfektimi është bërë, por duhet të kenë kujdes edhe qytetarët. Sot do të shohim si do të vazhdojë situata. Autobusët që nuk respektojnë rregullat e higjenës do u kërkojmë heqje licence, ne bëjmë bazën. Në finale t’ju kërkoj që dhe pjesën e stafit të panevojshëm që nuk është emergjente të shkojë në shtëpi. Është një situatë realisht serioze. Nëse tërmeti na tronditi na kapi në gjumë, por në mëngjes u pa dëmi. Kjo është të luftosh me një armik që nuk e shikon dot. Informacioni, higjiena dhe burimet zyrtare janë kryesore. Kam lënë porosi që të mënjanohen shkelje “të vogla” në parkingje në zonat rezidenciale, është një situatë ku ka sens tolerance, por jo në akset kryesore“, u shpreh Veliaj.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(A.B. Dosja.al)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj koronavirusi ne shqiperi masat e bashkise per koronavirusin masat për koronavirusin ne shqiperi erion veliaj koronavirusi ne shqiperi masat e bashkise per koronavirusin masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 11:05

DURRËS– Rëndohet gjendja shëndetësore e 73-vjeçares të infektuar me koronavirus, e cila është karantinuar në spitalin e Durrësit. Burime për Dosja.a...