Aktualitet

“Mbajtja e dorezave rrit rrezikun e marrjes së koronavirusit”, paralajmërimi i mjekes: Lani duart me ujë e sapun

11 Mars 2020, 14:21 Nga DOSJA
“Mbajtja e dorezave rrit rrezikun e marrjes së koronavirusit”,

TIRANË– Virusi vdekjeprurës kinez po merr gjithmonë e më shumë jetë njerëzish në  botë dhe situata është  bërë kaotike.

Shumë persona mbajnë doreza dhe maska me shpresën e mbrojtjes nga virusi, por ekspertët kanë paralajmëruar kundër kësaj praktike dhe theksojnë se mbajtja e dorezave në të vërtetë e rrit rrezikun e marrjes së infeksionit  dhe nuk ndihmon në shmangien e tij.

Është Dr. Simran Deo e cila shpjegon se: Viruse të ngjashëm me koronavirus janë përhapur përmes kollitjes e teshtimave, të cilat prodhojnë pikëza uji apo mukoze që përmbajnë virusin. Këto pikëza përhapen në ajër dhe sjellin përhapjen e infektimit kur vihen në kontakt me të tjerët. Dorezat mund t’i mbrojnë duart nga kontakti me këto pikëza, por ato ende mbeten në sipërfaqen e dorezave dhe mund të qëndrojnë edhe më gjatë atje nëse nuk lahen rregullisht, duke çuar në një rrezik më të madh për marrjen e virusit duke prekur fytyrën apo ushqimet me doreza. Edhe rreziku i kalimit te të tjerët rritet.

Pra kjo këshillë e mjekes është një  apel për të gjithë njerëzit që përdorin  maskat dhe dorezat për të treguar se nuk po  veprojnë në mënyrën e duhur për shëndetin e tyre.

Por rregulli kryesor është larja e duarve me ujë e sapun apo përdorimi i dezinfektuesve të cilët janë një mënyrë më efektive për shmangien e virusit.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 12 persona janë të infektuar me koronavirus, dhe është shënuar viktima e parë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dr. simran deo koronavirusi kinez dr. simran deo koronavirusi kinez

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2020, 13:20

FIER– Prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala ka publikuar të gjitha të dhënat lidhur me përhapjen e koronavirusit. Sipas tij në qytetin e Fierit janë 5 raste të...