Sport

Getafe vë në vështirësi UEFA-n, presidenti i klubit: Nuk do të shkojmë në Milano, edhe nëse humbim në tavolinë

11 Mars 2020, 10:51 Nga DOSJA
Getafe vë në vështirësi UEFA-n, presidenti i klubit: Nuk do

SPANJË- Getafe mund të quhet me shumë mundësi e eliminuar nga “Europa League”. Spanjollët kishin në short Interin, në një nga ndeshjet më të bukura të këtij turneu.

Por gjendja e fundit në Itali ka ngritur alarmin dhe presidenti i Getafes është i qartë në idenë e tij. Lojtarët dhe stafi nuk do të shkojnë për asnjë arsye në Itali, për shkakun e Koronavirusit.

Duke përfshirë këtu edhe humbjen 3-0 në tavolinë për braktisje të ndeshjes, duke ia bërë kështu thuajse të pamundur Getafes që të shpresojë për ndeshjen e kthimit në një kualifikim.

“Getafe nuk do shkojë në Milano edhe nëse humbim në tavolinë. I kërkuam UEFA-s një zgjidhje alternative. Nëse nuk ndryshohet, ne nuk udhëtojmë në Itali se atje ka alarm nga Koronavirusi”, shprehet Angel Torres.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angel torres getafe uefa angel torres getafe uefa

Sondazh

Poll