Sport

Ndryshime radikale në ‘Champions League’. Ndeshjet ne fundjavë dhe shumë të tjera

19 Mars 2019, 15:08 Nga DOSJA
Ndryshime radikale në ‘Champions League’. Ndeshjet ne

UEFA dhe klubet elitë të Europës do të ulen sot të mërkurën për të diskutuar mbi disa ndryshime radikale që planifikojnë një rindërtim total të Champions League.

Trupi qeveritar i futbollit europian dhe Asosacioni i klubeve Europiane do të takohen ne Nyon, Zvicërr këtë të martë me disa reforma në tavolinë.

Idetë më revolucionare të cilat do diskutohen janë ndeshjet e Champions League të cilat mund të kalojnë në fundjavë dhe se kompeticioni mund të prezantohet me idenë e rënies në kategori.

Sipas ‘Wall Street Journal’, informohet se një opsion i cili do diksutohet është mundësia e reformimit të strukturës së Champions League, e cila do zëvendësohet me një sistem të mbyllur me promovim dhe rënie në kategori.

Kjo do të garantonte pjesëmarrjen e klubeve elitë në secilin vit dhe me shumë mundësi do e kthente kompeticionin në një Super Ligë Europiane.

Ka gjithashtu raporte se klubet e mëdha do mirëpresin idenë e tranferimit të ndeshjeve në fundjavë. Ndeshjet në ligat përkatëse pastaj do spostoheshin në mes të javës.

Mendohet se ‘Premier League’ është totalisht kundër këtyre ndryshimeve dhe se do i bëjnë të ditura idetë e tyre në takimin e sotshëm.

Nëse këto ndryshime do bëhen realitet, ato nuk do ndodhin deri në sezonin 2024/2025.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league uefa champions league uefa

Sondazh

Poll