Sport

Tirana sulmon arbitrin Sokoli pas humbjes me Kastriotin: Gjykim skandaloz, ndikoi në rezultat

19 Mars 2019, 14:41 Nga DOSJA
Tirana sulmon arbitrin Sokoli pas humbjes me Kastriotin: Gjykim skandaloz,

TIRANË- Klubi i Tiranës ka reaguar pas ndeshjes që zhvilloi ditën e dielë kundër Kastriotit, të cilën e humbi me rezultatin 1 me 0.  Bardheblutë në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, e qujanë skandaloz gjykimin nga arbitri Olsi Sokoli.

Në deklaratë shkruhet se arbitri ndikoi në rezultatin final të ndeshjes, duke shtuar se kryesori ka vepruar i vetëm pa u konsultuar me ndihmësit e tij, të cilët i kanë kërkuar të marrë vendime të tjera.

REAGIMI I PLOTË

Klubi i Futbollit Tirana denon ashper gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Pergjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare.

KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur.

Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes.

Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.

Tirana dhe Kastrioti u përballën të dielën në Fushë-Krujë, në një ndeshje e cila nuk ka kaloi pa tensione. Trajneri Ardian Mema, nuk ka qenë në shumë raste i të njëjtit mendim me arbitrin Olsi Sokoli, gjë e cila ka sjellë dhe tensione pas ndeshjes. (Lexo këtu) Në fundin e sfidës lojtarët e bardheblu u përplasën dhe me tifozët, me të cilët shkëmbyen fyerje dhe sharje, ku u desh ndërhyrja e Policisë për të qetësuar gjakrat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arbitri i tirana kastrioti gjykim skandaloz kastrioti olsi sokoli tirana arbitri i tirana kastrioti gjykim skandaloz kastrioti olsi sokoli tirana

Sondazh

Poll