Sport

Trajneri i Turqisë injoron Shqipërinë: Rivalët e vërtetë janë Franca dhe Islanda

18 Mars 2019, 20:38 Nga DOSJA
Trajneri i Turqisë injoron Shqipërinë: Rivalët e

Trajneri i Turqisë, Senjol Gynesh mendon se Franca dhe Islanda janë janë ekipet që do i hapin më shumë probleme Turqisë, pavarsisht se pranon se superioriteti duhet të tregohet në fushë dhe jo në letër.

Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të hedhim hapin e parë. Nuk mund të mbetemi në të kaluarën dhe nuk mund të mburremi me sukseset e të kaluarës”, tha trajneri i cili drejtoi Turqinë në periudhën e artë të saj duke e ngjitur deri në vendin e tretë në Botërorin 2002.

Ne duhet të jemi Franca, një skuadër e cila nuk mendon për suksesin por si ta mbrojë atë. Islanda është diçka krejt tjetër, ishte një ekip të cilin nuk e njihnim. Në kohën time bëmë një miqësore në Izmir dhe i mundëm 4-0. Që atëherë, nuk i kemi mundur më.

Mendoj se ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. Do të ishte e mira për ne që ndeshjen e parë të siguronim një rezultat të mirë. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër ndaj Shqipërisë, por më e rëndësishme është që të tregohemi më të fortë edhe në fushë. Nëse fitojmë këto dy ndeshje të para dhe një nga ndeshjet me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera.

Ne fillojmë me ndeshjet ndaj Shqipërisë e Moldavisë, por do të ishte më mirë për mua që të fillonim me Francën se dot ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i shohim si rivalë në letër por në fund do të luajmë gjithsesi ndaj të gjithëve. Duhet të nisim duke qenë superiorë ndaj Shqipërisë”, tha Gynesh para gazetarëve në konferencën e sotme.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 kombetarja shqiptare kombetarja turke senjoh gynesh euro 2020 kombetarja shqiptare kombetarja turke senjoh gynesh

Sondazh

Poll