Sport

Rezultatet negative të Kukësit në kampionat, Safet Gjici shkarkon trajnerin e Armando Cungu

19 Mars 2019, 12:02 Nga DOSJA
Rezultatet negative të Kukësit në kampionat, Safet Gjici shkarkon

KUKËS- Rezultatet e dobëta të skuadrës së Kukësit në kampionat, kanë shtyrë klubin e futbollit “Kukësi”, që të shkarkojë nga detyra trajnerin Armando Cungu. 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra, me anë të një njoftimi për shtyp. 

Sipas Futboll Klub Kukësi që nga dita e sotme në krye të pankinës së tyre do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit.

Njoftimi i Futboll Klub Kukësi

Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.

Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë!

Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu,
i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando cungu safet gjici shkarkohet armando cungu armando cungu safet gjici shkarkohet armando cungu

Sondazh

Poll