Sport

Vllaznia pa trajner, Hasan Lika jep dorëheqje: Do të shkoj në Amerikë

19 Mars 2019, 12:54 Nga DOSJA
Vllaznia pa trajner, Hasan Lika jep dorëheqje: Do të shkoj në

SHKODËR- Klubi i skuadrës së Vllaznisë, ka mbetuar pa trajner e shkak për këtë është bërë dhënia e dorëheqjes nga Hasan Lika.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë KF Vllaznia, me anë të një njoftimi për mediet, në të cilin thuhet se shkak për këtë dorëheqje është bërë vendimi i Likës për të shkuar drejt Amerikës.

Njoftimi i plotë:

KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme Hasan Lika nuk do të jetë më trajner i ekipit të parë. Me kërkesën e vetë trajnerit, kontrata dypalëshe është ndërprerë për aryse se z.Lika bashkë me familjen e tij pas pak ditësh do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të jetuar atje tashmë. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia duke parë ecurinë e mirë të skuadrës e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, vendosi që të mos e pengojë për të ardhmen e tij.
KF Vllaznia e falenderon z.Lika për kontributin e tij në krye të skuadrës gjatë kësaj periudhe duke marrë parasysh momentin e vështirë kur e mori drejtimin e saj, megjithatë falë punës së tij dhe të futbollistëve, ekipi tashmë është shumë pranë arritjes së objektivit, daljes në Superligë.

Brenda një periudhë shumë të shkurtër, KF Vllaznia do të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri që do të angazhohet për drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit.

KF VLLAZNIA

Ndërsa kujtojmë, se po sot Kukësi shkarkoi Armando Cungun, për shkak të rezultateve të dobëta. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dorëhiqet hasan lika hasan lika vllaznia pa trajner dorëhiqet hasan lika hasan lika vllaznia pa trajner

Sondazh

Poll