Sport

Lenjani ‘shpërthen’ ndaj Panuccit: Nuk vi më sa të jesh ti aty

18 Mars 2019, 17:58 Nga DOSJA
Lenjani ‘shpërthen’ ndaj Panuccit: Nuk vi më sa të

Mbrojtësi i majtë që luan për Sionin në Zvicër, nuk u ftua për ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorës, ndërkohë që siç shkruan vetë lojtari është thirrur nga Panucci pas dëmtimit të tre lojtarëve para eliminatoreve.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Lenjani shprehet se me lot në sy, ka vendosur të mos e pranojë ftesën, tani që Panuçi u kujtua për të dhe se nuk do paraqitet më për kombëtaren sa të jetë aty trajneri italian.

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci emir lenjani kombetarja shqiptare christian panucci emir lenjani kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll