Sport

Panucci e përjashtoi nga eliminatoret, Armand Duka reagon për Strakoshën

18 Mars 2019, 14:16 Nga DOSJA
Panucci e përjashtoi nga eliminatoret, Armand Duka reagon për

Presidenti i Federatë Shqiptare të Futbolli, Armand Duka ka dhënë një deklaratë për mediat në ditën e aprë të grumbullimit të kombëtares para dy sfidave eliminatore të Euro 2020.

Duka e vlerësoi atmofserën që ndodhet ekipi, ku ka komentuar dhe për mos grumbullimin e Strakoshës nga trajneri Italian Panucci.

Atmosfera brenda ekipit është e mirë. Ekipi në këto momente pothuajse është 100% gati. Futbollistët kanë arritur në hotel. Sot bëjnë stërvitjen e parë. Brenda nesh çdo gjë po përgatitet mirë. Gjithsesi atmosferën e një ndeshje kualifikuese kaq të rëndësishme, nuk është se po e ndjej. Nuk e di pse.

Në ambientin përreth në përgjithësi nuk ka shumë interes. Ekipi patjetër që është i rëndësishëm, do mobilizohet maksimalisht. Ndeshja është shumë e rëndësishme, por jemi të rëndësishëm edhe ne që duhet ta mbështesim ekipin. Me njerëz në stadium, me media, sepse kjo është një gjë e rëndësishme që na bën të gjithëve krenar. Ti fillojmë mbarë eliminatoret e Europianit”, tha Duka.

“Më vjen keq për portierin e Kombëtares, Strakosha. Është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Një nga më kualitativët të skuadrës, por edhe disiplina është lojtar akoma më i rëndësishëm për skuadrën. Nga kontakti që kam pasur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive për të munguar.

Përderisa gjithë shokët vijnë në orar, duhet të respektosh orarin. Është një humbje për skuadrën teknikisht, si dhe një fitore për disiplinën. Si dhe një mësim për lojtarin, që ekipi Kombëtar është mbi gjithçka.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armanc duka christian panucci eliminatoret euro 2020 fshf thoma strakosha armanc duka christian panucci eliminatoret euro 2020 fshf thoma strakosha

Sondazh

Poll