Sport

Tronditet Juventusi, Ronaldo dënohet deri në 3 ndeshje në Champions League?

18 Mars 2019, 14:40 Nga DOSJA
Tronditet Juventusi, Ronaldo dënohet deri në 3 ndeshje në

UEFA ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është nën hetim për gjestin që bëri pas golit të tretë në fitoren me Atletiko Madrid në Champions League.

Ronaldo shënoi një tregolësh për t’i siguruar Juventusit një vend në çerekfinale më 12 Mars, para se të imitonte gjestin antisportiv që bëri Diego Simeone gjatë ndeshjes së parë.

Në deklaratën zyrtare shkruhej:

Pas një hetimi të kryer nga komisioni i etikës dhe disiplinës, në zbatim të nenit 55, u hap një procedurë disiplinore për sjellje të pahijshme kundër futbollistit Cristiano Ronaldo pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Atletiko Madridit, të luajtur më 12 mars. Rasti do të diskutohet më 21 mars nga komisioni i etikës dhe disiplinës.

Nëse 34 vjeçari gjendet fajtor mund të dënohet me 1 ose 3 ndeshje jashtë fushave, po me shumë mundësi thjeshtë do gjobitet si në rastin e Diego Simeone.

Simeone u gjobit nga UEFA me 20 000 euro për gjestin në ndeshjen e parë eliminatore.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league cristiano ronaldo juventus champions league cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll