Politike

‘Lufta për maskat’/ Balla: Ushtarë të dëshpëruar të së keqes, përdorin koronavirusin për të shpërndarë panik tek

10 Mars 2020, 18:25 Nga DOSJA
‘Lufta për maskat’/ Balla: Ushtarë të

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cilëson “ushtarë të dëshpëruar të së keqes” përfaqësuesit e opozitës, të cilët ngrenë akuza ndaj maxhorancës, lidhur me situatën e krijuar në vend, pas prekjes së koronavirusit.Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet se në vend ka nisur një fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt.

Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rremujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret”, shkruan Balla në Facebook.

POSTIMI I PLOTË I TAULANT BALLËS:

Me rritjen një nga një të të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, si askund tjetër në më shumë se 100 vende në botë, ka nisur një fushatë histerike e një tufe politikanësh të paskrupullt. Njëlloj si pas tërmetit të 26 Nëntorit, edhe këto 48 orë të para pas shaqjes së rasteve të para me koronavirus, Shqipëria duhet të durojë edhe kujën paskrupullt të hienave, që duan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese. Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rremujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret. 48 orët e fundit janë një shpërthim histerie me në krye të së cilës shfaqet si gjithmonë Sali Berisha, cili ka shtuar numrin e postimeve të rreme. Me paturpësinë malinje që e karakterizon ai poston video nga Irani, se gjoja ato pamje janë në Tiranë. Pas Saliut vjen natyrshëm dështaku epokal Lulzim Basha, me lloj-lloj përpjekje, që synojnë të demoralizojnë ekipet e mjekëve dhe infermiereve si dhe të rrisë sa më shumë panikun. Në asnjë vend në botë nuk ndodh kjo. Në Itali Kryetari i Partisë Demokratike u prek vetë nga Koronavirusi dhe nuk mallkoi askënd, thjeshtë u tërhoq për t’iu vënë në dizpozicion karantinimit dhe mjekëve. Megjithatë shqiptarët i njohin këta politikanë të pashpresë. Qeveria shqiptare dhe shërbimi ynë shëndetësor në bashkëpunim më OBSH do t’ia dalin ta përballojnë këtë situatë. Të gjithë duhet thjeshtë të ndjekim udhëzimet e specialistëve dhe të Qeverisë.

Reagimi i Ballës vjen pas replikave mes kryeopozitarit dhe kryeministrit, pasi sekretari i PD-së Gazmend Bardhi denoncoi se 1.2 milion maskat e shpërndara nga qeveria kishin skaduar që në vitin 2011 dhe i kishin shkaktuar alergji mjekëve që i kishin përdorur. Disa orë më pas nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi këtë një veprim kriminal nga ana e qeverisë dhe përgjegjësi duhej dënuar. Rama iu përgjigj nga mbledhja e qeverisë, duke e vendosur vetë një maskë të tillë dhe duke u shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi maskat nuk janë të skaduara.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi maskat e skaduara taualnt balla koronavirusi ne shqiperi maskat e skaduara taualnt balla

Sondazh

Poll