Politike

Koronavirusi/ Basha-Ramës: Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë, nuk është koha për humor

10 Mars 2020, 18:07 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Basha-Ramës: Bëhu burrë dhe prano

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzima Basha ka reaguar sërish pas replikave me kryeministrin Edi Rama. Në një status në Twitter, Basha shkruan se tashmë nuk është koha për humor por për të marrë masat e nevojshme ndërkohë që Shqipëria po përballet me Covid-19. Basha shton se Rama duhet të bëhet burrë dhe të pranojë përgjegjësitë, e jo të bëjë humor.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin @ediramaalministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate,shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve!Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si klloun,nuk është koha për të qeshur me ty,”– shkruan Basha.

Replikat mes kryeopozitarit dhe kryeministrit kanë nisur pasditen e sotme, pasi sekretari i PD-së Gazmend Bardhi denoncoi se 1.2 milion maskat e shpërndara nga qeveria kishin skaduar që në vitin 2011 dhe i kishin shkaktuar alergji mjekëve që i kishin përdorur. Disa orë më pas nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi këtë një veprim kriminal nga ana e qeverisë dhe përgjegjësi duhej dënuar. Rama iu përgjigj nga mbledhja e qeverisë, duke e vendosur vetë një maskë të tillë dhe duke u shprehur se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi maskat nuk janë të skaduara.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll