Politike

Frika nga koronavirusi/ Erdogan refuzon t”i jap dorën ambasadorit të Shqipërisë, Kastriot Ribo

10 Mars 2020, 18:05 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi/ Erdogan refuzon t”i jap dorën ambasadorit

TURQI– Ditën e sotme, ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Ribo, është takuar me presidentin e Turqisë.

Sipas mediave vendase ata janë takuar në Kompleksin Presidencial, ku Ambasadori i Shqipërisë i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Erdogan.

Siç shihet edhe në video në momentin që i ka dorëzuar dokumentet, Ribo i ka zgjatur dorën  Erdoganit, mirëpo ky i fundit  e ka tërhequr dorën menjëhërë dhe më pas e ka vënë mbi gjoks si shenjë falenderimi dhe është dëgjuar duke thënë “korona”, pasi kishte frikë nga sëmundja vdekjeprurëse duke qenë se tashmë është prekur edhe  Shqipëria.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavisusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erdogan kastriot ribo erdogan kastriot ribo

Sondazh

Poll