Politike

Denoncimi i fortë te Berisha: Pacientja me koronavirus në gjendje të rëndë, spitali i Durrësit s’e solli në Tiranë sep

10 Mars 2020, 18:06 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë te Berisha: Pacientja me koronavirus në gjendje

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se spitali i Durrësit ndodhet në gjendje katastrofike. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se Urgjenca kombëtare nuk transportoi të sëmurën rëndë me Covid 19 në Tiranë, pasi sipas tij nuk ka autoambulancë me respirator.

Mesazhi është dërguar në Facebook-un e Berishës nga një qytetar i Durrësit.

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

S O S!!
Gjendje prag katastrofe ne spitalin e Durresit!
-Urgjenca kombetare nuk transporton te semurin rende me Covid 19 ne Tirane sepse nuk ka autoambulance me respirator!
-E semura prej ditesh e shtruar ne patologji per pneumoni
-Dje eshte renduar dhe futur ne reanimacion me Covid 19
-E semura ka infektuar ne spital te semure dhe personel
Nga Tirana asnje ndime!

Ky eshte mashtrimi kriminal me rastin zero i Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise

Keto jane masat e mara per parandalim nga Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia. Qendrim kriminal!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje ! Ne reanimacionin e spitalit Durres gjendet nje paciente e intubuar qe dje , me covid. Edh?4 e pse eshte njoftuar urgjenca kombetare, askush nuk vjen te transportoje pasi nuk kane autoambulance me respirator
Pacientja ka dite e shtruar ne pathologji dhe dje eshte renduar situata pulmonare . Eshte intubuar dhe reanimuar. Gjate gjithe kesaj kohe spitali ka qene dhe eshte plot me paciente dhe familjare qe qarkullojne te lire. Personeli dhe mjeket qe kane sherbyer duhet urgjent te karantinohen. Doktor kete mesazh e ke nga spitali i Durresit personel i spitalit shume i shqetesuar.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi sali berisha spitali i durresit koronavirusi ne shqiperi sali berisha spitali i durresit

Sondazh

Poll