Politike

Covid-19/ Rama iu vë kyçin klubeve&palestrave, 1 mijë € bonus për stafin mjekësor dhe fton opozitën për bashkim: S

10 Mars 2020, 14:44 Nga DOSJA
Covid-19/ Rama iu vë kyçin klubeve&palestrave, 1 mijë

TIRANË– Kryeminstri Edi Rama ka mbledhur sërish sot qeverinë në kuadër të masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjees së Covid-19, të njohur ndryshe si koronavirus. Kreu i Qeverisë lajmëroi se shumë shpejt do të mbyllen të gjitha ambientet që grumbullojnë njerëz, si klube, pub-e, palestra dhe disko. Rama u shpreh gjithashtu se lokalet dhe restorantet duhet të respektojnë një distancë të caktuar mes tavolinave, që për restorantet është dy metra, ndërsa për lokalet një metër. Rama u shpreh se mbyllja e shkollave u bë që që të shmangen grumbullimet dhe jo për t’u dhënë fëmijëve dy javë pushim për t’u mbledhur në disko e pub-e për t’u argëtuar. Kryeministri Edi Rama u shpreh se numri i të prekurve është rritur, duke shtuar se është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakteve.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19. Ai i krahasoi sanksionet e ndërmmara me ato të Izraelit, për të cilin tha se janë izoluar 100 mijë persona dhe nëse dalin nga shtëpia, përfundojnë në burg. Kryeministri shtoi gjithashtu se i gjithë stafi mjekësor do të shpërblehet me bonuse gjatë periudhës që Shqipëria po lufton me koronavirusin, që për mjekët dhe infermierët do të jetë 100 euro shtesë mbi pagën, ndërsa për shoferët dhe sanitarët, 500 euro.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia do të largohet nga zyra. Ai u shpreh se do të anulohen edhe të gjitha shërbimet në sportele në mënyrë që të eliminohet kontakti me njerëzit. Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e qeverisë ka thënë se të gjitha shërbimet e shtetit do merren online. Po ashtu u shpreh se në spitale puna do vijojë normalisht për ata që kanë sëmundje të tjera. Nga ana tjetër tha se të gjithë duhet të jemi me ata që janë të sëmurë dhe shtoi se nëse do mundej ai do përqafonte të gjithë të prekurit nga koronavirusi.

Rama tha se nuk do të ketë asnjë pengesë për importin dhe eksportin e mallrave pavarësisht se ai i njerëzve është ndaluar. Më tej kryeminstri i bëri thirrje Opozitës për bashkim, teksa u shpreh se s’jemi aq të mëdhenj sa të ndahemi, por  ta luftojmë së bashku. Rama iu përgjigj edhe akuzave të Opozitës, e cila u shpreh se maskat që qeveria kishte shpërndarë për mjekët dhe infermierët ishin të skaduara prej 9 vitesh. Në fjalën e tij, Rama tha se maskat e shpërndara nuk mund të përdoreshin vetëm në sallat e kirurgjisë, por që ishin tërësisht të sigurta. Për të treguar se maskat ishin të sigurta, kreu i qeverisë e vendosi vetë një të tillë. Kryeministri Edi Rama vuri në dukje edhe deklaratat e njerëzve që rëndom shprehen se ‘shqiptarët nuk i gjen gjë’ dhe shtoi se Covid-19 nuk pyet nëse je malësor apo lab. Ai shtoi gjithashtu se të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia, duke qenë se jemi një shtet fqinj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll