Politike

“Malësor ose lab, të godet”/ Rama mbledh qeverinë: Kjo është një luftë me një armik të padukshëm, s’pyet për tr

10 Mars 2020, 15:56 Nga DOSJA
“Malësor ose lab, të godet”/ Rama mbledh qeverinë:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot qeverinë në kuadër të masave parandaluse për koronavirusin. Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve se nuk është koha të bëjnë deklarata se ‘janë labë’ ‘ apo malësorë dhe nuk i gjen gjë’ nga Koronavirusi, por të respektosh rregullat në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve përreth.

“Të gjithë sëbashku duhet të bëjmë cmos që të kufizojmëe dëmet e shëndetit tonë. Kjo nuk është një luftë, ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhen me trimërin e guximin, pasionin për lirinë. Kjo është një luftë me një ramik të padukshëm, i cili hyn në trupin tonë, duke kërcënuar jetën e të moshuarve. Kjo do të thotë se mund të jesh malësor ose lab, në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen dhe as ça historie ke, por godet”, tha Rama.

Ditën e sotme kryeminstri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll