Politike

Koronavirusi, Manastirliu tregon detaje: Po testojmë dhe 18 raste të tjera

10 Mars 2020, 15:34 Nga DOSJA
Koronavirusi, Manastirliu tregon detaje: Po testojmë dhe 18 raste të

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se janë bërë dhe 18 analiza të tjera dhe priten rezultatet nëse janë me COVID-19 apo jo. Po ashtu ministrja tha se të gjithë  ata që kanë dyshime nëse janë prekur nga virusi të kontaktojnë në numrin 127.

Kemi bërë dhe 18 analiza të tjera dhe priten rezultatet e tyre për të parë nëse janë me koronavirus. Ne kemi bërë një kontroll në të gjithë Shqipërinë dhe ftojmë të gjithë qytetarët që kanë dyshime të kontaktojnë në numrin 127”, u shpreh Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish qeverinë, ku prezantoi masat parandaluese për koronavirusin. Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat për të luftuar virusin. Kreu i qeverisë tha se stafi mjekësor do të shpërblehet me 1000 euro, dhe 500 për shoferët e sanitarët. Rama njoftoi se nga dita e nesërme një pjesë e administratës shtetërore që mund të punojë nga shtëpia, duke shtuar se do të mbyllen pube, disko dhe palestra. Ai lajmëroi se do të ketë sanksione për të gjithë ata që nuk do të ndjekin masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e Covid-19 në vend.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi mbledhja e qeverise per koronavirusin ogerta manastirliu

Sondazh

Poll