Politike

“Jo shfaqje me maska të skaduara”/ Basha i përgjigjet Ramës: Leri lojërat, jemi në situatë emergjence

10 Mars 2020, 17:01 Nga DOSJA
“Jo shfaqje me maska të skaduara”/ Basha i përgjigjet

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, lidhur me maskat e skaduara. Përmes një postimi në  Facebook, Basha shprehet se kryeministri e pranoi që maskat janë të skaduara, duke shtuar se ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Më tej lideri demokrat shkruan: Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri.

“Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe  fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”, shkruan Bashan ë Tëiiter.

Paraditen e sotme, sekretari i PD-së Gazmend Bardhi denoncoi se 1.2 milion maskat e shpërndara nga qeveria kishin skaduar që në vitin 2011 dhe i kishin shkaktuar alergji mjekëve që i kishin përdorur. Disa orë më pas nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, e cilësoi këtë një veprim kriminal nga ana e qeverisë dhe përgjegjësi duhej dënuar. Rama iu përgjigj nga mbledhja e qeverisë, duke e vendosur vetë një maskë të tillë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara edi rama lulzim basha maskat e shperndara per mjeket maskat e skaduara

Sondazh

Poll