Aktualitet

“Mos mendo se nuk të dua”, letra e vajzës shqiptare për të atin e saj në Itali: Të dua kaq shumë sa që…

10 Mars 2020, 13:34 Nga DOSJA
“Mos mendo se nuk të dua”, letra e vajzës shqiptare

LOMBARDI– Italia prej më shumë se tre javësh është përfshirë nga koronavirusi vdekjeprurës që u ka marrë jetën deri më tani 463 njerëzve dhe ka prekur mbi 7000 persona të tjerë.

Ndërkohë Italia, vendi ku jetojnë dhe punojnë mijëra shqiptarë kanë vendosur të braktisin shtëpitë e tyre atje e të kthehen në Shqipëri, për faktin se deri mëngjesin e djeshëm vendi ynë konsiderohej  si një territor i pa prekur nga virusi.

Ndërkohë jo të gjithë shqiptarët në Itali, kanë mundur të kthehen në Shqipëri.

Një vajzë me origjinë shqiptare Katya Imbalzano, e lindur në Reggio Calabria, por jeton prej vitesh në Lombardi, ka prekur me letrën që ajo kishte shkruar për të atin e saj.

Në letër ajo i shkruan të atit se e do aq shumë, sa ka vendosur që t’i qendrojë larg, prej frikës se mund të jetë infektuar dhe mund ta transferojë koronavirusin tek njerëzit e afërm.

“I dashur babi, tani  të gjithë po ia mbathin nga Milano për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë.  Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë sa që kam vendosur të qëndroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu. Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt.”- ka shkruar ajo.

“U preka nga pamjet e eksodit të shumë personave që, të frikësuar, ktheheshin tek njerëzit e tyre me trenin e parë të disponueshëm. Menjëherë mendova për njeriun që dua më shumë, babin, që është i vjetër dhe në këto momente ndodhet larg meje. Sigurisht, që mendimi i parë ishte të braktisja gjithçka e të nisesha, pastaj reflektova dhe nuk e bëra për të mirën e tij. Ja përse e shkruajta këtë letër. Të mësojmë të duhemi në distancë, në këto momente është e nevojshme. Pastaj gjithçka do të kalojë dhe do të kthehemi tek përqafimet, ato të vërtetat.”- ka thënë ajo për corriere.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të inktuarëve ka shkuar në 10.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet katya imbalzano koronavirusi ne itali reggio calabria vajza shqiptare katya imbalzano koronavirusi ne itali reggio calabria vajza shqiptare

Sondazh

Poll