Aktualitet

Ushtria merr masat për koronavirusin, ministrja Xhaçka jep lajmin: Po evidentohet çdo ushtarak që ka udhëtuar jashtë vendi

10 Mars 2020, 13:18 Nga DOSJA
Ushtria merr masat për koronavirusin, ministrja Xhaçka jep lajmin:

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije lajmin se në Forcat e Armatosura ka nisur evidentimi i ushtarakëve që kanë dalë jashtë vendit 2 javët e fundit.

Gjithashtu sipas ministres, kanë filluar që të bëhen edhe kontrolle nga ekipet mjekësore  në reparte dhe në strukturat ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit,”- shkruan ministrja. 

POSTIMI I PLOTË:

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi olta xhacka koronavirusi ne shqiperi olta xhacka

Sondazh

Poll