Aktualitet

E zuri korrenti duke punuar, vdes në Tiranë punëtori i mirëmbajtjes së rrugës

10 Mars 2020, 13:12 Nga DOSJA
E zuri korrenti duke punuar, vdes në Tiranë punëtori i

TIRANË– Një 60-vjeçar me inciale H.M., mirëmbajtës i rrugëve në Baldushk ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane vdes punetori pastrues tirane vdes punetori pastrues

Sondazh

Poll