Aktualitet

Masat për koronavirusin/ KLGJ: Pezullohen të gjitha seancat gjyqësore për një periudhë 2 javore

10 Mars 2020, 13:07 Nga DOSJA

Tiranë- Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka vendosur që të pezullohen për një periudhë dy javore proceset gjyqësore. Ky vendim është marrë për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjtihshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar dhe infeksioni i përhapur Covid-19”, shprehet në pikën e parë të vendimit.

Gjithashtu, përjashtohen nga efektet e pezullimit, “seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, i pandehuri ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre”. Kohëzgjatja e këtij vendimi do të jetë për një periudhë dy javore, thotë KLGJ.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klgj koronavirusi ne shqiperi klgj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll