Aktualitet

Emigrantët sirianë, Lleshaj: Jemi në gatishmëri, nuk kemi kapacitete për t’i strehuar

10 Mars 2020, 13:12 Nga DOSJA
Emigrantët sirianë, Lleshaj: Jemi në gatishmëri, nuk kemi

TIRANË- Koronavirusi nuk është i vetmi shqetësim për qeverinë shqiptare që vjen nga përtej kufijve. Fluksi i emigrantëve sirianë që po i drejtohen Bullgarisë dhe Turqisë ka vënë në alarm edhe ekzekutivin. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranon se Shqipëria nuk është gati për të pritur një valë të madhe emigrantësh.

“Jemi në gatishmëri, nuk kemi kapacitet për t’i strehuar”, është shprehur Lleshaj. Ngritja e çadrave në disa pika brenda vendit për të strehuar emigrantët, për numrin një të Ministrisë së Brendshme, është sajesë mediatike.

Deklaratat e ministrit Lleshaj u bënë në Komisionin e Integrimit Evropian, ku raportoi edhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, OFL, azilkërkimin, e të tjera.

(Marrë nga A2 CNN)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet sirian kriza e emigranteve sander lleshaj emigrantet sirian kriza e emigranteve sander lleshaj

Sondazh

Poll